Kompania

Xella International

Xella Group prodhon dhe tregton materiale ndërtimore (Ytong dhe Hebel gazobeton të autoklavuar, blloqe kalcium silikate Silka, pllaka izoluese minerali Multipor dhe pllaka për mbrojtje kundër zjarrit Fermacell dhe Fermacell Aestuver dhe me Ursa ne jemi një nga prodhuesit kryesorë të materialeve izoluese në Evropë.
 
Xella është aty ku kërkohen zgjidhje të përsosura nga planifikuesit, arkitektët dhe kompanitë e ndërtimit. Me 97 fabrika në 20 vende dhe organizata të shitjes në më shumë se 30 vende si dhe me më shume se 6.700 bashkëpunëtor, Xella tregon që është lider.

 

HISTORIA E KOMPANISË – momentet kryesore

Xella u krijua nga një bashkim mes kompanisë Haniel-Bau Industrie GmbH, Duisburg, dhe kompanisë Ytong AG nga Mynihu, me Fels-Werke GmbH në Goslar. Sot, zyret qendrore janë të vendosura në Duisburg.

 

2017

Xella merr një prej prodhuesve kryesore evropiane të materialeve izoluese Ursa dhe shet njësinë biznesore Fels.

 

2016

PAI Partners dhe Goldman Sachs bien dakord për shitjen e Grupit Xella tek Lone Star, aksionarët e tanishëm indirektë të Xellas

 

2014-2016

Xella implementoi një program optimizimi të përgjithshëm, duke përfshirë optimizimin e aseteve përmes investimeve dhe përmirësimit të proceseve, reduktimit të kostove etj. - Themeli për përmirësimin e vazhdueshëm në Xella.

 

2008
Hanieli ia shiti Grupin fondeve siç u këshillua nga degët e GS, si dhe fondet dhe/ose mjetet investuese të menaxhuara nga “PAI Partners”, që janë aksionarët aktual indirekt të Xellas.

 

2004 - 2013
Xella vazhdoi me zgjerimin global duke u përqendruar në vendet e Azisë dhe ato të Evropës Lindore gjatë kësaj kohe. Në segmentin e biznesit për Materiale ndërtimore, Xella përvetësoi apo themeloi 27 fabrika ndërmjet periudhës 2004-2015, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore, Kinë dhe në Amerikë. Veçanërisht, në vitin 2012, Xella përvetësoi një fabrikë për gazobeton të autoklavuar në Republikën Çeke në segmentin tonë të Materialeve Ndërtimore dhe një fabrikë për pllaka me fibra gipsi të papërfunduar në Orejo të Spanjës e cila filloi së punuari në Maj të vitit 2013, në segmentin e biznesit për rrafshime të murit me produkte të gatshme gipsi.

 

2003
Prezantimi i brendit Xella dhe lansimi i saj në Panairin e Tregtisë BAU në Munih.

 

2001
Përvetësimi i grupit Fels/Hebel dhe grupit Ytong. Kjo e plotësoi dhe e përforcoi portofolin e produkteve për materiale ndërtimore të mureve me brendet e vërtetuara nga Ytong dhe Hebel, e rriti shkallën e integrimit vertikal (me aktivitetet gëlqerore të Fels-it), e zgjeroi portofolin e tregut dhe të produkteve me pllaka prej fibra gipsi me aktivitetet dhe brendet e Fermacell-it, si dhe e zgjeroi praninë e saj ndërkombëtare.

1951/1952
Në Gjermani, prodhimi i blloqeve Ytong filloi në Salzgitter dhe Messel.

 

1948
Haniel filloi me tregtinë e materialeve ndërtimore; biznesi i Xellas e ka origjinën e saj në tregtimin dhe punët ndërtimore të Haniel Group ("Franz Haniel & Cie. GmbH" dhe degët dhe nëndegët e saj).

 

1940s
Prejardhja e brendit Hebel në Gjermani, kur Josef Hebel e krijoi produktin e patentuar të gazobetonit të autoklavuar dhe të armuar, si dhe e hapi fabrikën e parë për prodhim industrialndërtimore për mure, tavane dhe kulme.


1929
Fillimi i prodhimit tregtar të gazobetonit të autoklavuar në Yxhult, që ndodhet rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit (Suedi). Blloqet e para janë shitur me emrin Anghärdade Gasbetong, prej nga e ka prejardhjen emri i brendit Ytong.