Sherbimet dhe Logjistika

Klienti per Xella Kosova është prioritet mbi prioritetet, kërkesat dhe dëshirat e klientelës tonë lidhur me ofrimin e shërbimeve tona, zgjidhjeve sa më profesionale ne ju përgjigjemi në afate shumë të shkurtra kohore – mjafton një thirrje!

Blerësit tanë që nga momenti i blerjes së produkteve tona (blloka apo tulla të fasadës) është mbështetur dhe do të mbështetët me këshilla profesionale mbi përdorimin dhe aplikimin në ndërtim në vendndodhjen e objektit.

Për të lehtësuar dhe shpejtuar punën me prodhimet Silka, ne klientelës tone ju ofrojmë vegla adekuate profesionale, poashtu për një murim sa më të forte dhe më cilësor ne ju sugjerojmë klientelës tonë që llaçi shtresëhollë të përdoret Silka 10, i cili është i prodhuar enkas për muratim me produktet silikate sepse komponentet lidhëse të llaçit  janë kompatibile me përbërjen e bllokut.

Me blerjen e prodhimeve Silka të fabrikës Xella ju mund të merrni për një çmim shumë të arsyeshëm edhe llaçin shtresëhollë dhe veglat e punës.