Premtimi ynë

 

Ne kemi gjithmonë zgjidhje të duhura

Asortimenti ynë për bllokat Silka dhe tullat e fasadës është unikat. Ne ofrojmë zgjidhje për tërë objektin, dhe atë jo vetëm për objekte te reja por edhe për renovime dhe modernizim.

Të gjitha prodhimet tona janë ruajtës të ekologjisë dhe plotësohen shumë mirë në mes vete. Me këtë ne mbrojmë mjedisin tonë dhe njëkohësisht plotësojmë kërkesat tuaja për zgjidhje të duhur.

Ne ju japim këshilla të përgjithshme

Stafi ynë i shitjes,marketingut, prodhimit dhe menaxheri i produktit janë ekspert të materialeve ndërtimore dhe janë të çertifikuar prej DEKRA si këshillues profesional për ruajtjen e energjisë së ndërtesave.

Kështu ju mund të llogaritni në çdo kohë në ekspertizën dhe shërbimet me kompetencë që ne ju ofrojmë juve.

Ne ju ofrojmë juve Transparencë dhe Efiçiencë

Nga pasqyra / asortimenti i produkteve ju ofron juve mundësinë për të definuar materialin e duhur për planin e juaj ndërtimor.

Përmes kësaj ju mund të merrni në mënyrë të lehtë sasinë kalkuluese për përgatitjen e një oferte efikase.

Parametrat teknike gjatë projektimit të objektit mundësojnë një përzgjedhje të shpejtë dhe produktive të produktit.

Ne jemi gjithmon aty, ku ju keni nevojë

Ne reagojmë gjithmon shpejtë në plotësimin e dëshirave dhe nevojave tuaja.
Ne reagojmë shpejtë në ofrimin e ndihmesës ku ju e kërkoni përmes bashkëpunëtorit tonë dhe personave tanë kontaktues.
Me këtë ne dhe ju, jemi një hap përpara konkurrencës.

Ne ju ofrojmë juve mbështetje të besueshme

Ska rëndësi a është vendndërtim i vogël apo i madh ne jemi aty për të ofruar ndihmesën tonë profesionale sa herë qe ju e kërkoni prej nesh.

Ne aranzhojmë që produktet tona të mbërrijnë në vendndërtimin tuaj në kohë sa më optimale.

Kjo ju bënë juve dhe neve partner të besueshëm për klientelën tonë.

Ne qëndrojmë për ofrimin e kualitetit Premium (Kualitet më i lartë)

Të gjitha produktet tona plotësojnë kërkesat dhe standardet për kualitet të lartë.

Përvoja mbi 80 vjeçare e Xella ka bërë që kjo përvojë të përcillet edhe tek Xella Kosova lidhur me informacionet për produktet dhe sugjerimet lidhur me përpunimin e tyre dhe ofrimin e ndihmesës profesionale për klientelën. 

Ne zhvillojmë një pjesë shtesë të ardhmërisë

Ditë për ditë ne testojmë produktet tona dhe i përmirësojmë ato. Xella Internacional   poashtu posedon edhe qendrën për hulumtime e cila bënë studime dhe matje të materjaleve ndërtimore dhe jep zgjidhje praktike për të ardhmen.

Vërejtjet dhe sugjerimet e klientelës tonë ne i marrim me shumë seriozitet dhe i shfrytëzojmë ato si fuqi inovative.