Kompania

Xella International

Xella Group prodhon dhe tregton materiale ndërtimore (Ytong dhe Hebel gazobeton të autoklavuar, blloqe kalcium silikate Silka, pllaka izoluese minerali Multipor dhe pllaka për mbrojtje kundër zjarrit Fermacell dhe Fermacell Aestuver dhe me Ursa ne jemi një nga prodhuesit kryesorë të materialeve izoluese në Evropë.
 
Xella është aty ku kërkohen zgjidhje të përsosura nga planifikuesit, arkitektët dhe kompanitë e ndërtimit. Me 97 fabrika në 20 vende dhe organizata të shitjes në më shumë se 30 vende si dhe me më shume se 6.700 bashkëpunëtor, Xella tregon që është lider.

 

HISTORIA E KOMPANISË – momentet kryesore

1929
Fillimi i prodhimit tregtar të gazobetonit të autoklavuar në Yxhult, që ndodhet rreth 200 kilometra në perëndim të Stokholmit (Suedi). Blloqet e para janë shitur me emrin Anghärdade Gasbetong, prej nga e ka prejardhjen emri i brendit Ytong.

1940s
Prejardhja e brendit Hebel në Gjermani, kur Josef Hebel e krijoi produktin e patentuar të gazobetonit të autoklavuar dhe të armuar, si dhe e hapi fabrikën e parë për prodhim industrialndërtimore për mure, tavane dhe kulme.

1951/1952
Në Gjermani, prodhimi i blloqeve Ytong filloi në Salzgitter dhe Messel.

1948
Haniel filloi me tregtinë e materialeve ndërtimore; biznesi i Xellas e ka origjinën e saj në tregtimin dhe punët ndërtimore të Haniel Group ("Franz Haniel & Cie. GmbH" dhe degët dhe nëndegët e saj).

1951
Haniel filloi prodhimin e gurëve prej shkume.

1956 
Haniel filloi prodhimin e njësive kalcium silikateve të cilat u nisën sipas një mënyre përvetësimi.

1994
Haniel Group zbatoi një program portofoli ristrukturimi dhe hoqi dorë nga aktivitetet e saja dytësore që u përcoll me një iniciativë strategjike për themelimin e një pozite më të fortë në tregun për materiale të ndërtimit të mureve. Ky proces konsolidimi në tregun gjerman të materialeve për ndërtimin e mureve që u iniciua nga Haniel Group përfshiu disa përvetësime të prodhuesve mesatar gjerman të njësive për shërbim të kanalit.

2001
Përvetësimi i grupit Fels/Hebel dhe grupit Ytong. Kjo e plotësoi dhe e përforcoi portofolin e produkteve për materiale ndërtimore të mureve me brendet e vërtetuara nga Ytong dhe Hebel, e rriti shkallën e integrimit vertikal (me aktivitetet gëlqerore të Fels-it), e zgjeroi portofolin e tregut dhe të produkteve me pllaka prej fibra gipsi me aktivitetet dhe brendet e Fermacell-it, si dhe e zgjeroi praninë e saj ndërkombëtare.

2003
Prezantimi i brendit Xella dhe lansimi i saj në Panairin e Tregtisë BAU në Munih.

2004 - 2013
Xella vazhdoi me zgjerimin global duke u përqendruar në vendet e Azisë dhe ato të Evropës Lindore gjatë kësaj kohe. Në segmentin e biznesit për Materiale ndërtimore, Xella përvetësoi apo themeloi 27 fabrika ndërmjet periudhës 2004-2015, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qendrore dhe Lindore, Kinë dhe në Amerikë. Veçanërisht, në vitin 2012, Xella përvetësoi një fabrikë për gazobeton të autoklavuar në Republikën Çeke në segmentin tonë të Materialeve Ndërtimore dhe një fabrikë për pllaka me fibra gipsi të papërfunduar në Orejo të Spanjës e cila filloi së punuari në Maj të vitit 2013, në segmentin e biznesit për rrafshime të murit me produkte të gatshme gipsi.

2008
Hanieli ia shiti Grupin fondeve siç u këshillua nga degët e GS, si dhe fondet dhe/ose mjetet investuese të menaxhuara nga “PAI Partners”, që janë aksionarët aktual indirekt të Xellas.

2010
Zgjerimi në një hapësirë të re biznesi të quajtur Ecoloop, e cila zhvillon dhe ka për qëllim të tregtoj një teknologji të re të sintezës së gazit e cila sipas strukturës së tanishme të biznesit është pjesë e segmentit tonë të gëlqeres.

Xella Kosova LLC është themeluar në vitin 2003 si filialë e ndërmarrjes Xella International e cila merret me prodhimin e bllokave dhe tullave silikate, të njohur me emrin SILKA.

Mostrat e marra dhe analizat e kryera nga ekspertët Gjerman lidhur me kualitetin e rërës kuarcore që gjendet në rrethinën e Lipjanit dhe dëshmit e nxjerra gjatë eksperimentimit lidhur me kualitetin shumë të lartë rërës kuarcore e kanë shtyrë Xella International të investojë 12 Mil Euro në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e bllokave dhe tullave Silikate.

Xella Kosova filloi të prodhoj produktet e para silikate në Korrik të vitit 2007, ndërsa me rastin e hapjes solemne në shtator to po këtij viti i ofroi tregut Kosovar edhe zyrtarisht produktet ndërtimore me lëndë të parë vendore, dhe me teknologji e recepturë Gjermane me emrin SILKA që do të thot Silikat Kalcium.

Prej atëherë e deri më tani Xella Kosova ka depërtuar shumë mirë në tregun Kosovar të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa të ardhmen synon që aktivitetin e vet tregtar ta zhvilloi edhe në Malin e Zi, Greqi, Serbi dhe Bullgari.