Kariera

Edhe pse ne kemi produktet më të mira në treg, ne kemi edhe stafin e kualifikuar që vazhdimisht sjellë ide të reja dhe të gjithë së bashku i zhvillojmë ato. Për këtë ne i përkrahim të punësuarit dhe në bashkëpunim me Xella në Gjermani ne i trajnojmë ata, ky është prioritet i kompanisë.


Secili prej nesh që ka qëllime në kuptimin e avancimit të vetëvetës dhe të ndërmarrjes, ne e përkrahim me të gjitha mjetët.


Prej vitit 2007 e deri më tani një numër i konsiderueshëm i
nxënësve të shkollave të mesme profesionale, poashtu edhe të studentëve të Universiteteve Kosovare nga lëmi të ndryshme kanë kryer pjesën praktike në fabrikën tonë, dhe kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me të vetmin qëllim që të rinjëve t’ju japim mundësi që të marrin praktikat më të mira nga një ndërmarrje e cila funksionon nën parime të menaxhimit modern të ndërmarrjes.