Produkti silikat i fabrikës Xella përbëhet nga gëlqerja, rëra dhe uji.
Rëra karakteristike që gjendet në lokacion të dy fshatërave të Lipjanit përbën lëndën e parë të produktit silikat, të cilit i shtohet sasi e gëlqerës dhe ujit. Kjo përbërje përzihet në mënyrë të sofistikuar në kazanat përkatës dhe qëndron i tillë në kohëzgjatje prej afër 4 orësh derisa të bëhet ulja e plotë e gëlqeres.
Nga kjo përzierje presohen gjysmëproduktet në formate të parapara dhe më pas futën në furrat për pjekje me presion të avullit ( ~205°C).
Në këtë mënyrë pëfitohet produkti i ngurtësuar i cili më pas paketohet dhe deponohet për të qënë i gatshëm për blerësit.