Produkti silikat bën pjesë në grupin e materialeve ndërtimore më ekologjike si për ambientin e brendshëm të shtëpisë/banesës ashtu edhe për natyrën ku jetojmë. Fakti që ky produkt përbëhet vetëm nga rëra, gëlqerja dhe uji tregon se është krejtësisht natyral dhe shumë i fortë, kurse procesi veçantë i përpunimit të tij (shuarja e reaksioneve gjatë përzierjes se materialeve) nuk le hapësirë që në produktet e ardhshme silikate të paraqiten parazit/mykore të ndryshme.