Bëje vetë!

nderto shtepi vete

Ndërto shtëpi

Ju pëlqejnë gjërat e thjeshta, ngjyra e bardhë apo bezhë? Stili skandinav është ideal.

Minimalizmi i bardhë. Stili i cili adhurohet nga dizajnerët dhe admiruesit e shumtë të interierëve harmonik. Bëhet fjalë për stilin skandinav.

Karakteristikat më të rëndësishme

Thjeshtësia, natyrësia dhe pastërtia e tij e tërheqin vëmendjen! Ai e pasqyron mënyrën e jetës në vendet e Evropës Veriore. Prandaj, ky stil është quajtur stili skandinav për shkak se ai mbizotëron në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji.

Karakteristikat më të rëndësishme të këtij stili janë përdorimi i ngjyrës së bardhë si ngjyrë bazike me të cilën kombinohen ngjyra bezhë apo e kaltër me ngjyrën e hirit, ndërsa gjallëria shtesë fitohet me detaje me ngjyrë ciklamini, portokall apo të kuqe minimale. Orenditë e drurit e mbajnë ngjyrën natyrale të mështeknës apo pishës nga e cila janë bërë. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për raftet dhe kabinetet me linja të thjeshta, pa copa masive, me nuanca të çelura. Minimalizmi në numrin e pjesëve të orendive jep përshtypjen e gjerësisë.

 

Detajet shumëngjyrëshe

Detajet i japin sharmë thjeshtësisë së theksuar të stilit skandinav. Le të jenë të ngjyrosura me ngjyra të ndezura apo i "huazoni" nga ndonjë stil tjetër. Shkëlqyeshëm do të ju përshtaten, për shembull, një kolltuk shabby, pasqyre e gdhendur, qilimi i endur me fije shumëngjyrëshe, batanije të leshta apo jastëkë me shirita. Nëse keni ndonjë pjesë të orendive vintage lirisht vendoseni në hapësirë si atë të dizajnuar. Nëse dëshironi të rregulloni kuzhinën në stilin skandinav, edhe ajo le të jetë me linja të pastra, e modeluar në mënyrë bashkëkohore me vetëm pak detaje të rustikes e cila pasqyrohet, për shembull, në pjesët e përparme nga druri me ngjyra të çelura.

Shumë dritë dhe dyshemetë nga druri

Gjatë rregullimit të dritareve në mënyrë skandinave mos vendosni perde. Ose ato mund të jenë të tejdukshme ashtu që nëpër to mund të kaloj mjaft dritë në shtëpi, veçanërisht nëse dritaret janë të larta. Dyshemetë e reflektojnë atë dritë. Edhe pse në dysheme kryesisht përdoren mveshjet nga druri, lëreni ato me ngjyrë të natyrshme të drurit ose i ngjyrosni me ngjyrë të bardhë apo të hirit.

nderto shtepi vete
 

Për njerëzit e veçantë, orenditë e veçanta – rafti i "qartë"

As ju nuk dëshironi pjesë të mëdha të orendive në dhomë? Gjerësinë dhe ndjenjën e lirisë do të fitoni me orendi të ulëta, me ngjyra të çelura dhe dritare të mëdha. Një dekor në mur mbi shtratin në formë të degëve të pemëve, pranë kaminës në kënd, do t’i kontribuojë atmosferës së kasolles pyjore. Gjërat e vogla të cilat dëshironi t’i ekspozoni dhe t’i keni në largësi të dorës renditeni mbi një raft të pazakontë sikur ky në foto.

Si pjesë e murit

Ndoshta raftin e keni vënë re në shikim të dytë, por ne ju garantojmë se në banesën tuaj pikërisht një raft i tillë do të tërheq vëmendjen. Forma e reliefit mund të jetë sipas idesë tuaj, ose kopjoni këtë nga fotografia. Mund të jetë me vija të drejta, apo të lakuara. Më e rëndësishme është që ju mund ta punoni atë vetë duke i ngjitur pllakat Ytong mbi murin egzistues. Si të bëni atë e di mjeshtri pyetni atë , ose shikoni si punohen raftet nga Ytong-u këtu.