Kompania
Xella International prodhon dhe shet materjal ndërtimor dhe lëndë të para. Xella sot është e pranishme në më shumë se 30 shtete me mbi 7000 të punësuar me profile të ndryshme profesionale, poashtu zhvillon aktivitetin e saj edhe jashtë Evropës me fabrikat e saj në Kinë, Amerikë dhe Meksikë. Xella ka ndërlidhur mes vete kompentencat dhe Know-How te markat Silka, Ytong, Farmacell dhe Fels.
Xella Kosova LLC është themeluar në vitin 2003 si filialë e ndërmarrjes Xella International e cila merret me prodhimin e bllokave dhe tullave silikate, të njohur me emrin SILKA.
Mostrat e marra dhe analizat e kryera nga ekspertët Gjerman lidhur me kualitetin e rërës kuarcore që gjendet në rrethinën e Lipjanit dhe dëshmit e nxjerra gjatë eksperimentimit lidhur me kualitetin shumë të lartë rërës kuarcore e kanë shtyrë Xella International të investojë 12 Mil Euro në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e bllokave dhe tullave Silikate.
Xella Kosova filloi të prodhoj produktet e para silikate në Korrik të vitit 2007, ndërsa me rastin e hapjes solemne në shtator to po këtij viti i ofroi tregut Kosovar edhe zyrtarisht produktet ndërtimore me lëndë të parë vendore, dhe me teknologji e recepturë Gjermane me emrin SILKA që do të thot Silikat Kalcium.
Prej atëherë e deri më tani Xella Kosova ka depërtuar shumë mirë në tregun Kosovar të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa të ardhmen synon që aktivitetin e vet tregtar ta zhvilloi edhe në Malin e Zi, Greqi, Serbi dhe Bullgari.


