Formati NF
Formati i quajtur NF ka këto dimenzione: 240x115x71 mm.
Aplikimi
Ky format aplikohet tek muret masive bartëse dhe jo bartëse, pastaj për ndërtimin e kanaleve vertikale apo oxhaqeve etj. Ky produkt është i përshtatshëm për nxjerrjen e dizajneve të ndryshme në mure. Janë produkte që në muret e jashtme suvatohen kurse në ambiente nën strehë mund të mos suvatohen fare.
Produkti NF është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti NF plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 2 mm, ka fortësi në shtypje mbi 15 N/mm2, ka konfiguracion pa zbrazëtira, thithshmëri të ujit 14% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ=0,99 W/mK.
Produkti NF ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të vazhduar normal. Fugat mund të jenë me ngjyra të ndryshme kurse muri në tërësi mund të ngjyroset lehtë dhe të fitohet strukturë shumë e këndshme.
Formati NF paraqet format normal sipas DIN 106.


