Formati 7 DFr
Formati i quajtur 7 DFr ka këto dimenzione: 248x200x198 mm.
Aplikimi
Ky format aplikohet tek muret bartëse dhe jo bartëse. Përdoret për ndërtim të mureve me gjerësi 200 cm. Janë produkte që suvatohen në muret e jashtme dhe të brendshme.
Produkti 7 DFr është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti 7 DFr plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 1 mm, ka fortësi në shtypje mbi 15 N/mm2, ka konfiguracion me zbrazëtira, thithshmëri të ujit 13% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ=0,70 W/mK.
Produkti 7 DFr ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të fabrikuar shtresëhollë. Fugat horizontale mund të kenë trashësi 2-3mm.


