Formati 8 DF

Formati i quajtur 8 DF ka këto dimenzione: 498x115x248 mm. 

Aplikimi

8DF

Ky format aplikohet tek muret bartëse dhe jo bartëse. Përdoret për ndërtim të mureve me gjerësi 11.5 cm. Janë produkte që suvatohen në muret e jashtme dhe të brendshme. 

Produkti 8 DF është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti 8DF plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 1 mm, ka fortësi në shtypje mbi 12 N/mm2, ka konfiguracion me zbrazëtira, thithshmëri të ujit 13% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ=0,70 W/mK. 

Produkti 8 DF ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të fabrikuar shtresëhollë. Fugat horizontale mund të kenë trashësi 2-3mm. 

Formati 8 DF paraqet tetëfishin e formatit të hollë sipas DIN 106. 

Këto formate të lartësisë 248 mm prodhohen vetëm në raste të kërkesave tuaja.