Lajme
Konkurs: Asistent/e Marketingu
Xella Kosova L.L.C. është pjesë e një kompanie ndërkombëtare me origjinë gjermane,e cila prodhon dhe shet material ndërtimor të cilësisë së lartë nga Silka dhe Ytong.
Për të përforcuar edhe me tej aktivitetet biznesore, në fabrikën e prodhimit në Lipjan, kërkohet një:
Asistent/e Marketingu
Ne ju ftojmë që të konkuroni për këtë pozitë nese:
- Jeni i/e diplomuar, preferohet në fushën e Marketingut ose Ekonomisë
- Jeni njohës/e i/e mirë i gjuhës angleze ose gjermane
- Keni njohuri ne MS Office
- E preferueshme përvoja e punës në marketing dhe/ose administratë
Ju do të merrni pjesë ne zhvillimin e planit dhe aktiviteteve te marketingut, implementimin e strategjisë së marketingut dhe do të asistoni në kryerjen e këtyre aktiviteteve me kohë si dhe do të kryeni punë tjera administrative që caktohen.
Ju do të bashkëpunoni ngusht me personelin lokal të shitjes si edhe me departamentet regjionale të marketingut. Raportimi i rregullt poashtu do të jetë pjesë e detyrave tuaja.
Nese jeni të interesuar për këtë pozitë, ju lutemi dergoni CV-në tuaj në këtë adresë:
Rruga e Martirëve, p.n., (kilometri i 15-të i magjistralës Prishtinë-Ferizaj)
14000 Lipjan, tel: 038 580161; fax 038 580 164
ose ne E-mail adresen: info.kosova@xella.com
Afati i aplikimit është deri më 24.10.2011


