Formati 6 DFr

Formati i quajtur 6 DFr ka këto dimenzione: 248x175x198 mm.

Aplikimi

Formati 6 DFr

Ky format aplikohet tek muret masive bartëse dhe jo bartëse. Përdoret për ndërtim të mureve me gjerësi 17.5 cm. Janë produkte që suvatohen në muret e jashtme dhe të brendshme.

Produkti 6 DFr është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti 6DFr plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 1 mm, ka fortësi në shtypje mbi 15 N/mm2, ka konfiguracion me zbrazëtira, thithshmëri të ujit 13% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ0,70 W/mK.

Produkti 6 DFr ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të fabrikuar shtresëhollë. Fugat horizontale mund të kenë trashësi 2-3mm.