Lajme

Informata lidhur me produktin Ytong – tani i zbatueshëm edhe në IMN (informata për modelim dhe ndërtimit) BIM.

Ytong nënkupton inovacionet me betonin e ajrosur të nxehtë(autoklavë) ndërsa me prezantimin e informatave të produktit në IMN(BIM), lidhur me Informatat për Modelim të Ndërtimit (IMN) theksohet edhe njëherë se Ytong është udhëheqës në inovacion. Që nga 1 korriku 2016, Ytong do të ofrojë informata falas për të gjitha shtetet lidhur me produktin në fushën e blloqeve precize, pllakave të ndërtimit si dhe produkteve koordinuese plotësuese për përdorim të konsumatorëve në Revit® dhe ArchiCAD.

 

Digjitalizimi në ndërtim vazhdon të zhvillohet. Të dhënat e sakta mbi prodhimin ngadora e parë janë çelësi për planifikim preciz digjital për vetitë e materialit që në fillim të projektit, dhe mu ky qelës tash ofrohet përmes IMN nga Xella per brendin Ytong për planifikuesit dhe ndërtuesit. Produkti Ytong në më shumë se 25 shtete do jetë në dispozicion falas në Internet për përdorim në dy zgjidhjet më të zakonshme të softuerit IMN dhe Revit ArchiCAD®. Pjesa kryesore këtu është muratimi i murit me blloka të betonit të ajrosur të firmës Ytong. Muret jo- mbështetëse dhe ato mbështetëse si element strukturor mund të ilustrohen nga planifikuesi në mënyrë individuale ose në grup.

 

Një ngritje e sasisë së integruar është e shtuar në këtë aplikacion. Ky aplikacion ka përfshirë në dy programet produkte të nevojshme plotësuese siç është qemeri i shtrirë dhe qemerët mbështetës në planin e strukturave komplete të murit. Rregullimi paraprak ia lehtëson përdoruesit të bëjë përzgjedhjen e duhur të betonit të ajrosur për çdo projekt ndërtues. Në një proces të integruar dizajnues, të gjithë pjesëmarrësit mund të kenë qasje në informatat e duhura duke pasur kështu secili nivelin e njëjtë të njohurisë.

 

Për shembull, një arkitekt është duke dizajnuar një mur me beton të ajrosur Ytong me izolim të lartë, inxhinieri strukturor mund t'i shohë këtu direkt të gjitha vetitë e materialit dhe të i konsiderojë llogaritjet e tij. Nëse në këtë shembull kapaciteti bartës nuk është i mjaftueshëm, ai mund të propozojë një zgjidhje alternative dhe të diskutojë këtë me arkitektët në modelin e ndërtimit 3D. Në bashkëpunim, ata krijojnë një model ndërtimi të përbashkët, me të  cilin kontraktuesi mund t'i blejë më vonë materialet e duhura. Shfrytëzimi i elementit shtesë ndihmon - veçanërisht për vetitë e veçanta në murosje - për të cilësuar dizajnin dhe për t'i njohur detajet. Modeli tregon për shembull hapësirën e nevojshme për mbushje të nyjeve vertikale mbi qemerët e sheshta Ytong. Kompania e ndërtimit e di pastaj saktësisht këtë pozitë në lokacion dhe mund të bëjë një murosje në mënyrë profesionale sipas rregulloreve kombëtare.

 

Ytong, një nga brendet kryesore të betonit të ajrosur në botë, ju ofron planifikuesve zgjidhje të reja në Informatat e Modelit të Ndërtimit, një shërbim i ri për materialin e ndërtimit. Përveç materialit të ndërtimit, këshilla eksperte dhe menaxhim të porosive nga ekspertë të trajnuar janë në dispozicion të konsumatorëve në terren dhe qendra shërbimi. Shfrytëzojeni këtë shërbim për projektet tuaja të ndërtimit me beton të ajrosur Ytong dhe informohuni në htttp://www.xella.com/de/bim.php rreth mundësive të shfrytëzimit të IMN për projektet tuaja të ndërtimit.

--

Revit® dhe ArchiCAD® janë marka të regjistruara të Autodesk Inc. dhe Graphisoft SE. Të dy produktet janë dizajnuar këtu vetëm për informim.