Lajme

Aplikimi i pllakave minerale të izolimit Multipor – planifikoni thjeshtë dhe në mënyrë profesionale me IMN

Pllakat minerale të izolimit Multipor përdoren me sukses për më shumë se 10 vite si izolues jo i djegshëm për fasada, pjesë të brendshme dhe të jashtme, kulme dhe tavane. Pas datës 1 korrik, 2016, planifikuesit mund të përdorin këtë material inovativ të ndërtimit në procesin e planifikimit dixhital në kuadër të Informatave për Modelimin e Ndërtesës (IMN) drejtperdrejtë që nga fillimi i procesit të dizajnimit. Përdoruesit kanë qasje në materialin dhe informacionin e sistemit në një aplikacion për shumë vende si objekte të IMN pa pagesë.

 

IMN tashmë njihet për metoda planifikuese për objekte dhe mundëson, bazuar në të dhënat digjitale prodhuese, ofrim të të dhënave përtej ciklit jetësor të objektit. Xella tani ofron për llojin e materialin izolues Multipor të gjitha të dhënat e nevojshme për planifikimin sistematik të izolimit të fasadës,izolimit të murit të brendshëm dhe izolimit të tavanit. Në këtë bazë mbështetëse , planifikuesit mund të përfshijnë zgjidhje të sistemit me efekte të ndryshme izoluese në projektet e tyre. Këshilluesit Multipor i mbështesin ata me detajet e nevojshme duke thjeshtësuar kështu planifikimin me këtë material izolues inovativ. Kompanitë e ndërtimit marrin informata profesionale për vlerën e saktë dhe realizimin e duhur.

 

Ekspertët e Multipor-it kanë hartuar dhe procesuar objektet IMN nga një varg i gjerë i produkteve të më shumë se 150 dizajneve standarde në Evropë për izolimin e padjegshëm të murit (ETICS), izolimi i murit të brendshëm dhe izolimi i tavanit. Këto mund të përzgjidhen në bazë të specifikave të secilit vend me efektet e duhura izoluese nga planifikuesit dhe të përdoren në mënyrë efektive në procesin e dizajnimit.


Multipor, njëri nga materialet më inovative dhe jo të djegshme në fushën e materialeve të kalcium silikateve hidratuese izoluese, u ofron planifikuesve një shërbim të ri në Informatat e Modelimit të Ndërtesës. Përveç materialit ndërtimor, ekspertët e trajnuar për këshilla profesionale dhe marrje të porosive janë në dispozicion për konsumatorët online dhe në qendra të shërbimit. Përdoreni këtë shërbim për nevojat tuaja izoluese me pllakat minerale izoluese Multipor dhe informohuni më shumë në http://bimobject.com/en/embed/multipor/privatecloud/m3 lidhur me mundësitë e përdorimit të IMN në projektet tuaja ndërtuese.